You are on page 1of 3

Hamlet - Shakespeare

Tema/ Subjekti : Tragjedia me e famshme e William Shakespeare, vepra teatrale


me popullore dhe me e thelle, Hamlet, flet per jeten e shkaterruar te nje jetimi,
princ te Danimarkes dhe rrugen e veshtire e te pergjakshme te hakmarrjes.
Permbledhja : Jetuar mes librave, studimeve te larta dhe arteve te bukura, nje
akademik studiues ne Universitetin e Vitenbergut, princ i Danimarkes, ishte i
pajisur me te gjitha virtytet morale dhe intelektuale. Pikerisht ky shpirt i brishte
goditet padrejtsisht prej nje katastrofe fatale. Babai i tij humb jeten, nderkohe qe
pa kaluar ende nje muaj prej vdekjes se tij, xhaxhai vendoset ne frontin
mbretorer vete duke u kurorezuar me te emen e Hamletit. Kjo ishte nje goditje e
dyte per princin, i cili zhgenjehet teper prej nenes e cila u martua me vellane e
babait te tij, me ungjin e tij e pa turp shtrihej ne nje shtrat me kunatin e saj.
Horati, mik per koke i Hamletit, se bashku me nje sherbetor, shohin nje nate
fantazmen e mbretit te vrare te Danimarkes dhe ia kallzojne kete ngjarje te
befasueshme princit. Ai ndjen nje deshire te madhe per ta takuar fantanzmen
sepse fakti qe i ati nuk prehet i qete i vjen era pabesi. Prej takimit, Hamleti merr
vesh qe mbreti nuk vdiq ne menyre natyrale ashtu sic ishte bindur e tere
Danimarka, por ishte helmuar ne gjume prej te vellait ne menyre qe ky i fundit
ti rrembente frontin mbreteror. Nevoja per hakmarrje ze vend ne zemren e tij te
copetuar prej poshtersive njerezore dhe pikerisht ketu nis nje rruge e re per te.
Ai ishte i detyruar jo vetem te hiqte dore prej vazhdimit te universitetit por
duhej te shkulte prej zemres dhe dashurine per Ofeline.
Per te marre vesh te verteten ai fillon te shtiret si i marre. Per tu siguruar se kush
ia vrau te atin ai therret nje trupe teatrale per te vene ne skene nje tragjedi ku
pershkruhet menyra sesi Klaudi vrau mbretin. Tregohet per nje vella qe vret te
vellane dhe i rremben te shoqen, gruaja mendjelehte martohet me vrasesin e te
shoqit, vrasesi merr frontin e te nipit. Hamleti realizon pikerisht ne oborrin
mbreteror nje skene tragjedie te tille per te pare menyren e reagimit te Klaudit.
Ky i fundit arriti te binde Ofeline, te dashuren e Hamletit, dhe te atin, Polonin,te
bashkepunojne me te per te zbuluar se perse princi nisi te cmendet. Nderkohe,
gjate pjeses teatrale, mbreti nuk mundi dot te qendronte por u largua. Ishte
pikerisht ky reagim qe e bindi Hamletin per fajsine e ungjit te tij.
Gjate nje bashkebisedimi me nenen e tij per sa i perket sjelljes se marre, duke e
ngaterruar me nje mi, Hamleti vret Polonin i cili ishte fshehur mbas perdes. Jo

vetem kaq, por ai e fsheh trupin e viktimes dhe refuzon tu tregoje mbretereshes
dhe mbretin se ku e fshehu. Klaudi se bashku me Gertruden thurrin nje plan ne
menyre qe te mos merret vesh per kete ngjarje. Ata vendosin ta largojne
Hamletin drejt Anglise. Nderkohe humbja e thelle tragjike e te atit, e ben
Ofeline te cmendet. Laerti, i vellai, mbasi merr vesh per lajmin e hidhur, ushqen
ne shpirt urrejtje per vrasesin e te atit qe gjithashtu ishte dhe shkaktari i
cmendurise te se motres. Ai kerkon hakmarrje.
Klaudi djallzor perfiton prej te gjitha ketyre ndodhive dhe therret per nje
bashkebisedim Laertin e mbushur me urrejtje. Ai i rrefen gjithcka mbi vrasjen
dhe vrasesin e te atit, Polonit te shkrete. Pikerisht ne kete moment, mbreteresha
i jep Laertit lajmin e hidhur per vetevrasjen e Ofelise. Kjo ishte nje goditje e
dyte per te gjorin Laert dhe deshira per hakmarrje arrin majat. Klaudi keqdashes
i ofron atij nje plan tundues. Ai i propozon Laertit ti ofroje Hamletit nje
dyluftim nderkohe qe majen e shpates ta lyeje me helm. Gjithcka realizohet
sipas planit por fundi ishte me te vertete i dhimbshem. Per shkak te sulmeve
pirate, Hamleti kthehet nga Anglia gjate funeralit te Ofelise dhe hidherohet tej
mase. Ai i kerkon te falur Laertit per vrasjen e padashur te Polonit, por ai e fton
ne nje dyluftim prej se cilit Hamleti nuk mund te shmanget. Ky dyluftim
shoqerohet me nje gosti te pergatitur prej Klaudit ku nje gote vere e helmuar
ishte posacerisht per Hamletin. Gjate dyluftimit te tyre, Gertruda pi gabimisht
veren e Hamletit. Nderkohe, Laeri plagos Hamletin, pastaj, ne te perleshur e
siper, kembejne shpatat dhe Hamleti plagos Laertin. Eshte pikerisht ky, casti qe
mbreteresha rrezohet pertoke. Ajo kupton gjithcka dhe pasi Hamleti i befasuar i
afrohet ajo ne momentet e fundit te jetes, para se te mbyllte syte pergjithmone, i
rrefen per veren e helmuar. Hamleti mallkon mbretin Klaud duke e goditur me
majen e helmuar te shpates e ky i fundit gjen vdekjen. Para se edhe Laerti te
veje ne boten tjeter ai i kerkon te falur Hamletit qe eshte vete duke dhene shpirt.
Shoku me i mire i princit, deshmitari i vetem i asaj skene mortore deshiron te
bashkohet me gjithe viktimat por Hamleti nuk e lejon pasi duhet dikush te
mbese gjalle qe te tregoje gjithe historine. Hamleti mbyll syte pergjithmone.
Pikerisht ne kete moment hyjne ambasadore angleze dhe te tjere e se bashku me
Horatin dalin duke shpene jashte kufomat. Pastaj degjohen shkrehjet e
ushtareve.

Analiza e personazheve

Hameti : I brengosur ne nje bote krejtesisht te shthurur, i pasigurte, i lekundur,


melankolik, Hamleti eshte misherimi i gjithe virtyteve morale, intelektuale dhe
akademike. Le te mendojme sikur ai eshte dushku me i larte i nje pylli. Papritur
goditet prej nje rrufeje dhe copetohet. Jane pikerisht gerrmadhat, qe tregojne
madheshtine dhe tragjizmin e tij. Keshtu eshte edhe heroi yne.
I biri i nje mbreti te mbushur plot e perplot me vlera morale, i dashuri i nje vajze
engjellore, njeri i menyrave elegante, njeri i mendjes se larte, njeri i rrepte i
luftes fatalisht tronditet prej nje katastrofe shfarrosese. Eshte pikerisht kjo
metamorfoza.
Tashme as i gjalle as i vdekur, buze gremines, ai ndihet i pazoti te veproje.
Megjithate nuk i mungon gjakftohtesia, aftesia per te gjalleruar kufomen e tij qe
te behet gati per sulm. Me nje zemer te thyer nga pesimizmi dhe nje shpirt te
mpire nga deshperimi, ndryshe nga te tjeret qe vene maska miresie, ai vuri
masken e te marrit. Ja nje zotesi mjeshterore ne shkallen e saj me te larte.
Trimeria dhe vetekontrolli jane ato cka e bene te arrije kulmin e heroizmit
legjendar.

Klaudi : I nxirre ne syte e botes si vrases dhe helmues i pabese, ai eshte


antagonisti qe me ane te hipokrizise, per te fituar pushtet eshte i gatshem te
flijoje cdo gje, edhe sikur te behet fjale per vellane e tij. Epshi dhe lakmia per te
sunduar ve ne pah egoizmin qe e pushton. Nje tiran qe lumturine e tij perpiqet ta
ndertoje mbi vuajtjet e tjetrit. Ai eshte shembelltyra e burracakeve te pangopur,
me nje diversitet vesesh negative qe e shnderrojne ate jo ne mbret te
Danimarkes por mbret te ligesise se paskajshme shpirterore.

You might also like