You are on page 1of 6

NGA AKIL KOCI

Yllka Shyti u lind më 12. 10.


1996 në Gjakovë.
Nxënëse e klasë së nëntë në shkollën
fillore Z. Rexha dhe nxënëse e vitit
shtat në shkollën e ulët të muzikës
Prenk Jakova në Gjakovë.
Deri në vitin e kaluar tek
Prof. Mimoza Kurshumlia ndërsa nga
ky vit nxënës tek Prof. Nezahate Shala.
Me talentin e saj dhe punën vetë mo-
huese ajo kori rezultate të dukshme që
krahas moshës së saj të re paraqesin
një artiste-pianiste shumëdimensionale
që shihet në shumë përplasje duke ko-
munikuar në shumë drejtime dhe
kahe.Pra,nxënëse e shkëlqyer në shkol-
lën fillore,po ashtu edhe në shkollën e
muzikës dhe aktivitete të tjera për në
është befasi e dorës së pare,sepse falë
punës së saj dhe prindërve ajo deri tani
ka marrë pjesë në këto manifestime
dhe ka fituar Çmime.
Kështu në vitin 2006,është
pjesëmarrëse në Garat e Talenteve të
reja që çdo vjet organizon
Ar-
sKosova - Prishtinë dhe fiton Çmimi
i tretë. Po ashtu në Takimet e Talenteve
që është festival ndërkombëtar,që or-
ganizon Ars Kosova Prishtinë,laureo-
het me Diplomë për pjesëmarrje .
Në vitin 2008 merr pjesë
në Takimin e 18 të garave ndërkom-
bëtare Citta di Barletta në Barleta
të Itali,festival ndërkombëtar fiton
Çmimi i dytë,pastaj prapë në Kosovë
merr pjesë në vitin 2008 në Garat e
Talenteve të reja
ArsKosova - Prishtinë fiton
Çmimi i dytë, pastaj në Festivalin Pi-
anisti I Ri Mitrovicë në Epta -Water-
loo të Belgjikës si dhe në takimet e 19
të garave ndërkombëtare laureohet po
ashtu me diploma,prapë na sjell
Çmimin e tretë nga Italia Citta di Bar-
leta,nga festivali kombëtar dhe nga ai I
VI Mbarëkombëtar në Vlorë prapë
çmimi I tretë në vitin 2009 në
Takimet e talenteve të rinjtë në vitin
2009 Pianisti I ri itrovicë,fiton
Çmimin Suna Sait në Shkurt 2010
Garat e 16 ndërkombëtare
Vir-
tuozët e injë , Zagreb, festivali I Nënti
Mbarëkombëtar në Tiranë në maj të
vitit 2010 fiton Çmimin e tretë.
Në njërinm prej manifes-
timeve kam qenë present edhe unë,pra,
prej datës 17 -21 shkurt në Zagreb u
mbajt festivali ndërkombëtar i pi-
anistëve Virtu ozet e rinjë , nën pa-
tronazhin e Kvendit Komunal të
Zagrebit, kurse organizatore ishte
shkolla muzikore Pavle Markovac
në ketë manifestim morën pjesë
shumë pianistë të rinjë nga shumica e
shteteve të Europës, ndërkaq në këtë
festival përfaqësohej edhe Kosova,
përkatësisht ishte e pranishme edhe pi-
anistja e re Yllka Shyti, përfaqësuese e
vetme e Kosovës nga Gjakova,
nxënëse e shkollës së muzikës Prenk
Jakova.
Kjo pianiste, e cila kohëve të
fundit jo vetëm më entuziazmin e saj,
por edhe më vlerat e pakontestueshme
në interpretim, bëri një paraqitje dinji-
toze duke i falënderuar arsimtares
shumë të aftë Mimoza Kurshumliu. Ky
manifestim, përndryshe, i njo-
hur në Evropë u mbajt për të
16-tën herë, ndërkaq interes-
imi i aderuesve ishte tejet i
madh.
Në hapjen
solemne mori pjesë fituesi ab-
solut i këtij manifestimi, vitin
e kaluar, pianisti i ri nga Ru-
mania, i cili fascinoi publikun
më një interpretim të
shkëlqyer.
Në këtë konkurencë të
madhe pjesëmarrësish nga
shumë vise të Evropës, ku profesorët e
tytre janë emra të njohur të artit më
piano në Europë, sic janë Artistja e
shquar Pavica Gvozdiq, Vladimir
Krpan nga Zagrebi, Michal Markov
nga Holanda, Bad Bentheim nga Gjer-
mania, Natalia Romenska nga
Ukraina, Agnes Lauer nga Hungaria
dhe shumë të tjerë. Për ne ishte intere-
sant pjesëmarrësja nga Kosova , Yllka
Shyti, e cila krah për krahë më ta de-
filoi më shumë sukses më një program
të zgjedhur nga arsimtarja shumë e aftë
e Yllkës, Mimoza Kurshumliu.
Paraqitja e saj u prit mjaftë
mirë. Ajo u shpërblye më duartrokitje
të gjata . Ndërkaq, programi i kate-
gorisë së tretë, me të cilin merrte pjesë,
nuk i dha mundësi të madhe që ta sh-
palos tërë atë që e ka fituar nga profe-
soresha e saj e cila, në shikim të parë,
lë përshtypje e një pedagoge modeste,
por shumë e aftë . Ajo mundësitë e saja
teknike sikur i kalonin vepra e prezan-
tuare, mirëpo megjithatë ajo na tregoi
artin e saj interpretues në Invencionet
trezanore të Johan Sebastian Bahut, nr.
2 në c mol dhe në Valsin tejet të njohur
të Frederik Shopenit op. 64 nr. 2 në cis
mol.
Të dy veprat ishin të përgatitura për
mrekulli fal arsimtares Kurshumliu,
por edhe interpretimit të Yllkës, e cila
tash tani ka një përvojë të mirë paraqit-
jeje, duke u nderuara edhe më shumë
cmime të fituara në Prishtinë, Itali dhe
në disa vende të tjera jashtë Kosove.
Është kënaqësi kur një e re na prezan-
ton më dinjitet në arenën ndërkom-
bëtare, duke i falënderuara ndihmës
financiare të prindërve të saj.
Paraqitja e Yllkës jep shkas
të meditohet mbi arsyen e pjesëmarrjes
nga Kosova dhe të pianistëve e pianis-
teve të tjerë nga Kososva, në këso
manifestimesh ndërkombëtare.
A nuk flasin këto aktivitete
për angazhimin e kësaj pianisteje të re
duke na përfaqësuar jetën artistike
Kosovare si dhe interesimin e shtetit
tone të ri për interpretuesit tanë të rid
he të talentuar.
Kulture
faqe 18
YLLKA SHYTI, VIRTUOZIA
E RE E PIANOS
NGA EQEREM BEJ VLORA
Por përse nuk desha unë? Këtë
nuk e dinte askush, madje as unë
vetë Sot, pas gjithë këtyre viteve
më duket se e kuptoj dhe më vjen të
qesh, sesi një njeri i përkëdhelur nga
natyra dhe nga rrethanat, e që mund të
kishte arritur në jetë ç të donte, në fund
dështon, sepse duke i ardhur të gjitha
vetiu në prehër atij i ka humbur çdo
ambicie.
Ndonëse sot futen në
gjykimin tim edhe të vërteta të tjera, të
hidhura, për një njeri, që i ishte dhënë
me aq shpirt Shqipërisë (një vendi të
idealizuar, prodhim i fantazisë), re-
aliteti i ketij vendi ishte krejtësisht i
huaj. Nuk më pëlqente tasnimë asgjë të
tij, as natyra, njerëzit, as zakonet e reja
dhe as mendësia e re. Unë mund të en-
tuziazmohesha ende për dukuri të
veçuara e në agoni të kohës kur
Shqipëria ishte park kombëtar i Eu-
ropës, ndërsa me Shqipërinë e viteve
njëzetë nuk e ndjeja më veten të lidhur;
për shqiptarët e gjallë unë kisha veçse
mospëlqim dhe kritikë.
E pra, kjo ishte pikërisht
edhe tragjikja e periudhës kalimtare ku
jetoja dhe pasoja e zhgënjimit, që hes-
hturazi duhej ta mbaja përbrenda vetes.
Sepse askush nuk do të më kishte kup-
tuar, askush nuk do të më kishte dhënë
të drejtë. Sot, midis shqiptarëve të
brezit të ri, unë njoh shumë njerëz që
më kuptojnë, sepse dalngadalë ata janë
bërë shokët e mi të vuajtjes, por
asokohe unë isha i vetëm! Unë isha
shumë i ndjeshëm, priresha shumë për
fantazi dhe arsyetime teorike, mua më
mungonte energjia per të vepruar. Ndaj
edhe me gjestet dhe fjalët e një eremiti,
shtiresha si apostull i pakuptuar dhe
moralizues.Cilët ishin njerëzit, të
cilëve unë rrekesha t u predikoja? Ajo
që ndeshej në shoqërinë shqiptare pas
1912-ës, ishte trashëgim i reformës ad-
ministrative osmane të Tanzimatit
(1839). Kjo reformë solli me vete jo
vetëm ndryshimin e sistemit adminis-
trativ, por edhe të gjithë shoqërisë
shqiptare dhe të mënyrës së saj të
jetesës. Nga një administrim feudal, ra-
jonal dhe i decentralizuar, në dhjetë
vjet u krijua një shtet zyrtarësh, rreptë-
sisht i centralizuar. Pa folur për
ndryshimet politike që përcollën këtë
përmbysje, shumë njerëzve ai u solli
edhe humbje shoqërore dhe
ekonomike.
Sanxhakbeu, jahjabeu, diz-
dari, zaimi, spahiu e shumë e shumë të
tjerë në sistemin administrative të
kohës feudale, jetonin me të ardhurat e
fundit që i ishin dhënë atij vetë apo
ofiqit të tij. Një ditë të bukur këta
njerëz e panë veten të zhveshur nga
çdo e ardhur që ata për shekuj me
radhë e kishin parë si të tyret dhe të
familjes së tyre. Këto feude kishin
qenë shpesh edhe arsyeja se përse këta
drejtues administrative apo ushtarakë
nuk kishin sirguruar ndonjë pronë të
madhe apo edhe të vogël qoftë. Ishte e
natyrshme pra, që këta të dëmtuar do
t i kundërviheshin reformës.Por nuk
ishin vetëm ata të prekur, edhe masa e
gjerë e popullit i kishte lidhur shumë
interesa të saj jetësore me sistemin feu-
dal të administrimit; ajo nuk paguante
taksa, ishte e liruar nga detyrimi
ushtarak, mijëra, mijëra të rinj jetonin
me mercenarizëm dhe familje të
shumta vunë pasuri me fitimet nga
luftërat e bijve të tyre nëpër vende të
huaja.
Dhe ata shërbenin si brenda
vendit, ashtu edhe jashtë tij në Peran-
dorinë e madhe Osmane, në Afrikën e
Veriut, në Rumani, në Venecia, madje
gjer në Rajhun gjerman apo në Spanjë
(Labëria, fjala vjen, një krahinë e var-
fër malore me 50.000 banorë kishte
vazhdimisht 2.500 djem të saj, mysli-
manë apo te krishterë, që shërbenin
diku si mercenarë). Vetëm më 1850
përfundoi zbatimi me dhunë i refor-
mës. Një varfëri tronditëse mbuloi tani
gjithë atë popullsi që pati jetuar në sajë
të mercenarizmit (kryesisht në viset si
Çamëria, Labëria, Mallakastra, Skra-
pari, Dangëllia, Kolonja, Bilishti,
Dibër-Mati, Mirdita, Luma, Metohia,
Kosova) saj iu hoq mundësia e vetme e
ekzistencës; nga bujqësia ose tregtia
nuk merrte vesh askush dhe kështu
njerëzit vegjetonin në një gjendje të
mjerueshme.Bashkë me popullin mori
të tatëpjetën edhe klasa e mëparshme
drejtuese. Dolën elemente të rinj, të
cilët, duke u afruar me zyrtarët qen-
drorë, tashmë fitimtarë, dhe, duke iu
shërbyer atyre fituan poste dhe pasuri,
edhe kështu, edhe mkundëistë për t u
matur me ish shtresën drejtuese.
Mirëpo, duke qenë në Shqipëri shpre-
hia dhe tradita shumë të fuqishme, ata
nuk mundën ta zëvendësojnë këtë
shtresë të mëparshme drejtuese, të
mbështetur edhe nga populli, por
vetëm sa e ndanë me të ndikimin në
vend.
Por edhe ish shtresa e lartë e
dëmtuar, por edne e gjallë, iu përshtat
pak e nga pak kushteve të reja. Në
vend ajo kishte përparësinë e traditës,
në shtet dhe në oborr, epërsinë e
padiskutueshme të paraqitjes së fisme,
të arsimit dhe të sojit. Si për inat të
rishtarëve të mëdhenj e të vegjël, shteti
dhe njeriu turk, sado që pas Tanzimatit
ata mundoheshin shumë të dukeshin
demokratikë dhe të përparuar, e kishin
ruajtur nderimin për aristokracinë.
Kështu ndodhi që në
Shqipëri, gjatë 20-30 vjetëve pas Tanz-
imatit u vu re zhvillim parallel me atë
shndërrim shoqëror dhe politik tejet të
centralizuar që ndodhi në Francë nen
Luigjin XIII dhe ministrin e tij
Risheljë.
Sidoqoftë, duhet thënë se
lidhjet e ngushta të shtresës drejtuese e
te popullit me autoritetet turke pas
Tanzimatit ndikuan dhe, në një farë
mase, edhe i prishën parimet dhe
mendësitë e vjetra morale dhe
shoqërore të popullit shqiptar. Me ketë
nuk do të thote aspak se ai po i afrohej
popullit turk. Vetitë e karakterit të këtij
të fundit e bënin atë njërin nga popujt
më të mahnitshëm të botës. Por në
Perandorinë Osmane, Sulltani dhe qev-
eria vetëm gjuhën kishin të përbashkët
me popullin turk. Po të studiosh me vë-
mendje historinë osmane mund të
thuhet se edhe në periudhën e
shkëlqimit të tyre ata nuk kanë shër-
byer kurrë si shëmbëlltyra të dëlirësisë
morale dhe shoqërore, pa folur më pëër
periudhën e rënies së madhe të Peran-
dorisë Osmane. E pra, me këta zyrtarë
kishte të bënte shtresa drejtuese dhe
populli shqiptar i periudhës pas Tanzi-
matit.
Për pasojë koncepti moral i
popullit pësoi tronditje të thella.Shqip-
tarët nuk kanë qenë kurrë engjël të
pafajshëm: dhuna, kapardisja, etja për
grabitje, padurimi kanë qenë prej ko-
hësh tipare të spikatura të karakterit të
tij, por nga ana tjetër ai është shquar
edhe për tipare fisnike: shqiptari është
trim, kokëkrisur, besnik, shpirtmadh,
bujar, i vetësigurtë dhe i zgjuar. Ai i
përvetëson njëlloj shpejt si vetitë e
mira, ashtu edhe ato të këqija. Në këtë
truall pjellor dhe mikpritës, admin-
istrimi turk i periudhës së rënies s m-
bolli aspak bimë të dobishme, por
kryesisht shumë gram.
Dhe ky i fundit, siç ndodh
edhe në natyrë, u shtua dhe u harlis. Ky
trashëgim i Perandorisë Osmane për-
bënte pra, thelbin e asaj shoqërie në
Tiranë, prej së cilës unë, me zemër,
largohesha gjithnjë e më shumë.
E. Vlora, Kujtim

You might also like