You are on page 1of 2

Tema:Hamleti,koment letrar.

*Skena e katërt e aktit të tretë është një ndër pjesët më tragjike të veprës së Hamletit.Këtu
zhvillohet bashkëbisedimi mes mbretëreshës dhe princit.Mbretëresha do të vërtetojë nëse
Hamleti është vërtetë i marrë apo fshihet nën një maskë cmendurie,ndërsa ky i fundit vazhdo të
luajë kartën e marrëzisë.Ai vret Polonin,kryeshambelanin e mbretërisë,duke i dhënë fund kështu
cdo dyshimi.Kjo skenë karakterizohet nga tensioni dhe frika.

*Personazhet që marrin pjesë në këtë skenë janë:

Hamleti-nipi i mbretit të tanishëm dhe i biri i të mëparshmit.

Poloni-kryeshambelan.

Gertruda-mbretëresha e Danimarkës,nëna e Hamletit.

Fantazma e mbretit Hamlet,të atit të princ Hamletit.

*Figurat letrare

fat i zi-epitet metaforik trup i dheut-metaforë

vepër e egër-epitet metaforik dhe faqemvrojtur-metaforë

zakon i mallkuar-epitet metaforik puth qiellin-metaforë

gjuhë e ashpër-epitet metaforik si vesh i kabur-krahasim

qielli ndizet-metaforë si thikë e mprehtë-krahasim

fytyrë e qiellit –metaforë syri i dhembshur-epitet metaforik

*S’të lë pa të vënë një pasqyrë syve

Ku të shikosh të zit’e zemrës sate.

Në këtë skenë Hamleti shfryn kundrejt së ëmës e cila me qëndrimin e saj(tradhtinë ndaj mbretit)e
bën më të rëndë dhimbjen për të atin.Ai përdor gjuhën e ironisë me qëllim që situate të kthehet
në favor të tij.Hamleti dëshiron që e ëma të kthehet,të pendohet sa nuk është vonë.(S’të lë pa të
vënë një pasqyrë syve)Ai i kujton asaj mëkatet (të zit’ e zemres sate)duke i shtuar dhimbjen e
duke ia helmuar shpirtin.

Punoi:Kristiana Guri

You might also like